Një shtetas Indian ka rënë në prangat e policisë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për pastrim parash, me qëllim ekstradimi drejt Indisë.

 

Ndalimi i shtetasit me iniciale H.P. 59 vjeç është bërë në sajë të bashkëpunimit të Interpol Tirana  me shërbimet e Policisë Rinas.

 

Sipas policisë ky shtetas është  kapur në në aeroportin e Rinasit në dalje nga territori i Republikës së Shqipërisë pasi   ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Neë Delhi/ Indi.

 

Gjykata Patiala  House/New Delhi, ka lëshuar ndaj këtij shtetasi urdhër arresti për veprën penale “Pastrimi i parave”, parashikuar nga nenet 3 dhe 4 të “Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave”.

 

59 vjeçari Indian do të ekstradohet në drejtim të Indisë pas veprimeve që do të kryhen na KQK Interpol Tirana.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *