E diel, 1 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, ekstradohet nga Gjermania drejt vendit tonë 51-vjeçari (Emri)

Interpol Tirana ka finalizuar ekstradimin nga Gjermania drejt Shqipërisë të 51-vjeçarit shqiptar Sokol Ndreka.

Ndreka ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vitin 2024, e ka dënuar me 6 vite burgim për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Sipas Policisë, ngjarja lidhet me datën 31 tetor 2022, kur në rrugën dytësore Tiranë-Durrës u kapën në një automjet 15 shtetas të huaj, emigrantë të paligjshëm. Nga hetimet rezultoi se Ndreka ishte i përfshirë në aktivitetin e paligjshëm të trafikimit të emigrantëve.

NJOFTIMI I PLOTË:

Reklamë

Si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpol Tiranës dhe Interpol Wiesbaden/Gjermani, në vijim të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, u finalizua ekstradimi nga Gjermania drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar Sokol Ndreka, 51 vjeç.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vitin 2024, e ka dënuar me 6 vite burgim për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Përmbledhje e ngjarjes:

Më datë 31.10.2022, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, janë kapur në një automjet 15 shtetas të huaj (emigrantë të paligjshëm).

Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi Sokol Ndreka ishte i përfshirë në aktivitetin e paligjshëm të trafikimit të emigrantëve.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Wiesbaden/Gjermani, u bë i mundur arrestimi i tij në Gjermani, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë