Një 44-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Shkodrës. Arrestimi i shtetasit Bardhok Planaj, është bërë i mundur pas një hetimi disa mujor.

 

Mbi të ndaluarin rëndojnë një sërë akuzat për vepra të ndryshme penale, si “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, “Ndërtim pa leje.

 

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës policia ka bërë të mundur dokumentimin e aktivitetit kriminal të shtetasit Bardhok Planaj, i cili prej disa vitesh kishte filluar ndërtimin për qëllime përfitimi të një objekti 10-katësh pa u paisur me lejet përkatëse të lëshuara nga organet kopetente.

 

Gjithashtu në bazë të hetimeve rezulton se ky objekt është financuar nga të ardhura që dyshohet që kanë ardhur si rrjedhojë e aktivitetit kriminal që ka kryer ky shtetas më parë, e për këtë arsye është vendosur dhe masa e sigurimit pasuror me vendim gjykate “Sekuestro preventive”, në bazë të Urdhrit të Ekzekutimit Vendimit Penal nr.1169 datë 29.11.2018, për objektin 10- katësh që ndodhet në qytetin e Shkodrës në pronësi të tij, objekt i cili kap vlerën 2 milion Euro.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *