E enjte, 24 Shtator 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 14 minuta më parë
Rajoni

I riu shqiptar i zë pritë poshtë shtëpisë oficerit të policisë në Greqi, e plagos me thikë

Greqi – Një 22-vjeçar shqiptar ka sulmuar dhe goditur me thikë një oficer policie 49 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Riza të Halkidikisë.

Sipas një banori të zonës që foli për Thesstoday.gr, sulmi ndodhi jashtë shtëpisë së oficerit të policisë, ku shqiptari i kishte zënë pritë.

Mësohet se 22-vjeçari e kishte pritur oficerin poshtë shtëpisë edhe 2-3 herë të tjera.

Sipas fqinjit 49-vjeçari është një burrë familjar shembullor me dy fëmijë.

Reklamë

Fatmirësisht oficeri i policisë u transportua në Spitalin e Poligjiros me lëndime të lehta.

Sipas protothema.gr, ngjarja ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshjeve personale mes të riut shqiptar dhe oficerit të policisë.

22-vjeçari është arrestuar./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë