Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Korçë, ku një 26-vjeçar ka dhunuar nënën e tij. Menjëherë pas ngjarjes së rëndë, ai është larguar nga banesa.

Megjithatë shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” mundën ta arrestonin 26-vjeçarin. Nuk dihen ende motivet e konfliktit mes nënës dhe djalit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin E. Z., 26 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ushtroi dhunë ndaj nënës së tij dhe u largua nga banesa. Pas ndjekjes nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, 26-vjeçari u kap dhe u ndalua”, thuhet ne njoftim./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *