E hënë, 16 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 48 minuta më parë
Kronikë

I publikuan foto intime, Balla reagon për vdekjen e së resë në Kamëz: Asnjë justifikim ndaj dhunës

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar për rastin e rëndë në Kamëz, ku një 27-vjeçare dyshohet se i dha fund jetës pas publikimit të një ftoje intime në rrjetet sociale.

Ai ka bërë thirrje që ndryshimet ligjore në adresimin e rreziqeve të dhunës on-line,të konsultohen dhe miratohen sa më shpejt.

“Policia e Shtetit ka identifikuar dhe ndaluar një person të dyshuar për shantazh dhe dhunë me bazë gjinore në rrjetet sociale me pasojë të rënda për jetën e një shtetasje. I kam kërkuar Policisë së Shtetit të rrisim forcën zbuluese dhe reaguese për parandalimin dhe eliminimin e dhunës ndaj grave e vajzave në të gjitha, e cila mbetet forma më e përhapur e shkeljes së të drejtave të njeriut në mbarë botën! Gjithashtu ndryshimet ligjore në adresimin e rreziqeve të dhunës on-line, duhet të konsultohen dhe miratohen sa më shpejt.

Asnjë justifikim ndaj dhunës – as në shtëpi, as në vendin e punës, as në jetën publike, as online. Askund!”- shprehet Balla.

Reklamë

E reja ishte e martuar në Kosovë dhe ishte nënë e një vajzë. Për shkak të problemeve me bashkëshortin, ajo ishte ktheyr te prindërit e saj në Kamëz.

27-vjeçarja dyshohet se u vetëvra pas publikimit të një fotoje intime në rrjetet sociale nga personazhi i TikTok-ut, Altin Çoku. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë