Subscribe

Aktori Genti Kame, i ftuar në “Quo Vadis”, në Vizion Plus, të moderuar nga Pranvera Borakaj, ka rrëfyer propozimin e veçantë që i ka bërë partneres së tij.  Gjashtë orë iu deshën për të bërë trileçe, ëmbëlsirën e preferuar të partneres. Duke qenë se jo të gjithë të afërmit mund të ishin të prainshëm, tregon se iu desh t’i bënte “prezentë” përmes Skyp-es.

Genti Kame: Bëra unë kërkesën për martesë në 35-vjetorin e saj dhe ajo pranoi. Unë kisha bërë trileçe dhe asaj i pëlqen shumë trileçja. Gjashtë orë për të bërë trileçe.

Pranvera Borakaj: E bëre vetë?

Genti Kame: E bëra vetë se ku t’i gjeja. 6 orë me dorë, sepse e shikoja në Youtube. Kisha marrë unazën, erdhi. Kisha futur në Skype të gjithë të afërmit si nga Tirana, si nga Franca. Vetëm se unë nuk e dija që në Skype duhej paguar dhe në orën 3 që do t’i bëja propozimin, më dilte vetëm njëri. I thashë dil pi një cigare, dhe nxora kartën, pagova, u futën të gjithë. Kisha një kamera aty, pastaj mora vajzën në krahë dhe i propozova. Pranoi.

Pranvera Borakaj: Je romantik?

Genti Kame: Jam pak. Ndonjëherë jeta e përditshme nuk të lejon që të bësh shumë detaje, por kur shikohemi është akoma ajo drithërima e herëpashershme./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *