Subscribe

Nje krim makaber është regjistruar ne nje fshat te Këlcyrës paraditen e kësaj te diele. Një 30-vjeçar i preu kokën me thike fqinjit te tij 66-vjeçar në fshatin “Uji i Mirë”. Autori Alban Voda sipas policisë, kishte debatuar me Nesim Hoxhën edhe nje dite me pare.

 

Bashkëshortja e viktimës tregon mes lotëve momentet kur pa trupin e pajete.

 

Banoret e fshatit shprehen te befasuar me atë qe ka ndodhur dhe thonë se 66-vjecari Nesim Hoxha njihej si nje njeri mjaft i qete.

 

Pak pasi kreu krimin e rende Alban Voda u arrestua nga forcat e policisë. 30-vjecari ka qene pjese e forcave te armatosura deri tre vjet me pare, ndërsa ka shërbyer dy here ne misione paqeruajtëse ne Afganistan. Burime te policisë konfirmojnë se ai ka shfaqur probleme mendore pas kthimit nga shërbimi i fundit. Te njëjtat burime bëjnë me dije se Voda nuk ishte kuruar pavarësisht shqetësimeve.

 

Ngjarje të tilla të rënda rikthejnë dhe një herë në vëmendje punën e institucioneve. Për krimin e një viti më parë, policia tha se i ka nën vëzhgim të gjithë këta persona, por janë institucionet e shëndetit mendor ata të cilët duhet t’i izolojnë

 

Ky është rasti i 9 i regjistruar në Shqipëri ku persona të skeduar me probleme të shëndetit mendor, kanë kryer krime të rënda.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *