E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

I prekur me COVID-19/ Meta i uron shërim të shpejtë Drejtorit të Urgjencës Kombëtare

Presidenti Ilir Meta i ka uruar shërim të shpejtë drejtorit të Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, i cili ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

 

Kreu i shtetit beson se Brataj do t’i bashkohet sërish personelit mjekësor në betejën kundër COVID-19. Ai theksoi se duhet të shtohen masat mbrojtëse për të gjithë mjekët, infermierët dhe sanitarët që iu duhet të përballojnë një rrezik të madh.

 

Reklamë

“Uroj shërim të shpejtë për Drejtorin e Urgjencës Kombëtare, Dr.Skënder Brataj. I shpreh solidaritet edhe familjes së tij në këto momente të vështira, besimplotë se sërish do t’i bashkohet ekipit të mjekëve në vijën e parë të luftës me pandeminë #COVID19. Është tepër e rëndësishme dhe prioritare të forcohen masat mbrojtëse për të gjithë mjekët, infermierët, sanitarët dhe personelin mbështetës, të cilët me përkushtim, profesionalizëm dhe sakrifica të jashtëzakonshme janë të ekspozuar përballë një rreziku të madh, në mbrojtje të shëndetit të çdo qytetari.”

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë