E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

I plas goma në ecje, aksidentohet kamioni në aksin Berat-Lushnjë

Një aksident ka ndodh mbasditen e sotme në aksin rrugor Berat-Lushnjë, në dalje të fshatit Barbullinjë.

Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i plagosur drejtuesi i automjetit i cili ndodhet në spitalin e Lushnjës nën kujdesin e mjekëve.

Dyshohet se shkak i këtij aksidenti dyshohet se goma e parë e kamionit ka plasur gjatë ecjes dhe si pasojë komioni ka devijuar duke rënë në një kanal.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për shkaqet e këtij aksidenti.

Vazhdo të lexosh

Reklamë