E mërkurë, 11 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

I plagosuri në Krujë, kushëriri i Durim Bamit

Zbardhen detaje të reja nga plagosja e ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Krujë. 35-vjeçari që u plagos është identifikuar si shtetasi Ervin Kodra dhe është një emër i njohur për policinë.

 

Ai është kushëriri i Durim Bamit. Ky i fundit është akuzuar nga Tom Doshi se ishte porositur për ta vrarë.

 

Për këtë arsye, Durim Bami u arrestua në vitin 2015, tre vjet më vonë u lirua sepse gjykata e dënoi me 1 vit burg, por që dënimin ta kryente në “Shërbim prove”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë