E mërkurë, 7 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

I penduar që pranoi të bëhej president?/ Meta: Si mund tja prishja dëshirën socialistëve

Në studion e Quo Vadis, presidenti Ilir Meta është pyetur nëse është penduar që ka pranuar ofertën e kryeministrit Rama për tu bërë president i Republikës 5 vite me pare.

 

Reklamë

Meta theksoi se asnjëherë nuk pendohet për zgjedhjet që ka bërë, pasi sipas tij i ka bërë me bindje të plotë.

 

Reklamë

Ai tha se është shumë krenar për këto që ka bërë gjatë këtyre pesë vjetësh.

 

Asnjëherë nuk pendohem për zgjedhjet sepse i bej me bindje të plotë, nuk i bëj i imponuar nga të tjerët. Në atë koha socialistët nuk pranonin një president tjetër, ata e kishin me shumë dëshirë që unë të bëhesha president e si mund tj’a prishja unë këtë dëshirë atyre. Zgjedhja ime si President i Republikës ka qenë në atë kohë e detyruar, edhe nëse nuk do ishim në këto kushte nuk do doja një mandat të dytë për President. Jam shumë krenar për këto që kam bërë gjatë këtyre pesë vjetësh.Zgjedhjet e mia i bëj me bindje dhe jo i detyruar nga faktor të tjerë të jashtëm.”, tha Meta.

Vazhdo të lexosh

Reklamë