E diel, 15 Nëntor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“I paharruar gjithmonë”/ Rama përkujton ish-deputetin socialist, Bashkim Fino

Kryeministri Edi Rama ka kujtuar sot 1-vjetorin e ndarjes nga jeta të Bashkim Finos, i cili humbi jetën si pasojë e komplikacioneve nga koronavirusi.

 

Keu i qeverisë ka shpërndarë në faqen e tij të “Facebook” fotot nga homazhet në nder të ish-deputetit socialist.

 

Reklamë

“Sot 1 vit më parë në lamtumirën e mikut tonë të mirë, Bashkim Fino. I paharruar gjithmonë”, shkruan Rama.

 

Fino vdiq pa mbushur 59 vjeç, por la pas një karrierë të pasur si politikan dhe drejtues institucionesh, si ish-kryebashkiak i Gjirokastrës, disa herë deputet, ish-minister, dhe kryeminister i Pajtimit Kombëtar në 1997.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë