Ministria franceze e Shëndetësisë ka bërë të ditura shifra të frikshme të vdekjeve që shkaktoi vala e të nxehtit këtë verë.

 

Në një njoftim në faqen zyrtare, theksohet se 1435 persona humbën jetën, ndërsa rekordi kombëtar i temperaturave arriti 46 ° C më 28 qershor.

 

“Dy episode të jashtëzakonshme të valës së të nxehtit, nga 24 qershori deri më 7 korrik dhe 21 deri më 27 korrik, kanë prekur të gjithë Francën metropolitane. Sipas raporteve nga autorietet përkatëse, anë regjistruar 1.435 vdekje, 567 gjatë valës së parë të nxehtësisë dhe 868 në të dytën. “

 

Ministria e shëndetësisë gjtihashtu sqaroi se nuk janë prekur vetëm të moshuarit por pothuajse të gjitha grupmoshat.

 

“Njerëzit mbi 75 vjeç janë më të prekurit me 974 vdekje. Ndërsa grupmosha 15-44 vjeç regjistroi një vdekshmëri më të lartë gjatë valës së parë të nxehtësisë 17.4%, ndërsa të moshuarit 65-74 vjeç ishin më shumë viktima të valës së dytë me 16.4%.”

 

Shumë vende të tjera të kontinentit u prekën këtë verë nga temperaturat ekstreme. Në Spanjë dhe disa vende të tjera u regjistruan dhjetra vatra zjarri të cilat lanë pas dëme të pallogaritshme. Shkencëtarët kanë ngritur alarmin se kushte të tilla të motit lidhen me ngrohjen globale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *