Kjo e mërkurë mund të cilësohet si një ndër ditët më të nxehta të kësaj vere, ku temperatuarat kanë shkuar deri në 36  gradë.

 

Sipas “Meteoalb”, temperatura më e lartë është shënuar në Vlorë 36.3°C, por prezenca e lagështirës prej 60%, ka bërë që temperatura  të ndjehet  48°C.

 

Ndërkohë në Tiranë temperatura është regjistruar në 37 °C por është ndjerë në 43 °C, ndërsa pritet që edhe dita e nesërme të jetë në këto vlera.

 

Gjithashtu këtë pasdite (e mërkurë, dt.01) dhe nesër (e enjte, dt.02) priten reshje të dobëta në shumicën e qarqeve të vendit deri lokalisht mesatare në gjysmën e tyre (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në zona shumë të izoluara, reshjet mund të shoqërohen edhe me shtrëngata, më të mundshme në zonat kodrinore-malore dhe në zonat pranë tyre, kryesisht gjatë pasditeve.

 

Temperaturat për të enjten në nivelin e minimales dhe maksimales të ajrit pritet të arrijnë:

Në bregdet: 23 / 33 °C

Në vendet e ulëta: 22 / 35 °C

Në vendet malore: 15 / 29 °C

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *