E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

I nxehtë “saharian” në Shqipëri, temperaturat arrijnë në 41 gradë ditën e sotme

Për ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme falë masave ajrore të nxehta me origjinë nga Saharaja.

Moti parashikohet të jetë i kthjellët e me orë të plota me diell në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta e kalimtare në relievet kodrinore -malore në orët e mesditës dhe pasdites.

Era pritet fryjë me drejtim perëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht në atë jugor dhe zonat luginore e malore era hera-herës fiton shpejtësi 8-10m/s.

Temperaturat parashikohen:

Reklamë

Në zonat malore 19 deri 39°C

Në zonat e ulëta 17 deri 41°C

Në zonat bregdetare 20 deri 39°C./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë