Policia ka vënë në pranga një 22-vjeçar pasi përndiqte dhe kërcënonte një vajzë. Bëhet me dije se 22-vjeçari i kishte marrë celularin bashkëmoshatares së tij dhe e shantazhonte.

 

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë në çdo formë të saj, pas kallëzimit të bërë nga një shtetase 22 vjeçe, se një shtetas i kishte marrë aparatin celular dhe e shantazhonte vazhdimisht, për motive të dobëta, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e autorit.

 

Në vijim të veprimeve është kapur dhe arrestuar shtetasi A. A., 22 vjeç, banues në Tiranë”, thuhet në njoftim.

 

Gjithashtu, 22-vjeçari ka shkaktuar dhe një aksident,  duke përplasur dy automjete dhe një motomjet, me pasojë dëme materiale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *