Subscribe

Pas më shumë se 16 orësh kërkimesh, polumbarët e forcave speciale të RENEA-s gjetën të pajetë dy anëtarët e familjes Rushaj, makina e të cilëve u rrëmbye nga rrjedha e fortë e përroit të Thatë në Malësi të Madhe.

 

Këto janë momentet, kur polumbarët ndërhyjnë për të bërë të mundur nxjerrjen e trupave . 50-vjeçari, Pjetër Rushaj dhe djali i tij, Jasoni, e patën të pamundur të shpëtonin pasi makina u fundos në ujë.

 

Ngjarja e rëndë ndodhi në vendin e quajtur “Grykë Lugje”, në njësinë administrative Shkrel pasditen e të dielës. Rushaj, i cili ndodhej në makinë së bashku me djalin dhe vajzën e tij, tentoi të kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën.

 

Por gjatë tentativës, automjeti u rrëmbye nga rrjedha e madhe e ujit.

Në momentin e ngjarjes, vajza arriti të dilte dhe të shpëtonte pasi u ndihmua nga një banor i zonës. Ndërkohë, babë e bir nuk ia dolën. Për shkak të rrjedhës së fortë të ujit autoritetet e patën të pamundur të ndërhynin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *