Policia e Kuçovës ka arrestuar një 53-vjeçar pasi i ka bërë shantazh një gruaje dhe i ka marrë një sasi parash.

 

Në vijim të punës për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve të shpallur në kërkim,u bë kapja e shtetasit Ylli Pasho, 53 vjeç, banues në Kuçovë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë.

 

Shtetasi Ylli Pasho me anë të disa fotove, ka kërcënuar një shtetase dhe ka mundur t’i marri një sasi të konsiderueshme lekësh dhe euro.Pa sho, u transferua në DVP Vlorë për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *