Subscribe

Detaje tronditëse mësohen nga krimi i dyfishtë i ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Shalës të Konispolit.

Huso Islamaj, 69 vjeç pas një konflikti të çastit vrau me sëpatë gruan e tij, Shano Islamaj, 66 vjeç.

Lexo edhe :

Related Posts

Më pas, djali i çiftit, Klement Islamaj, 40 vjeç duke u konfliktuar me të atin e shtyu nga shkallët dhe i moshuari humbi jetën në vendin e ngjarjes.

Huso Islamaj njihej si një njeri i dhunshëm dhe problematik në fshat.

Por krimi i rëndë duket se i ka rrënjët më të thella në këtë familje. Babai i Huso Islamajt, i njohur në fshat si Xhevit Cene, është dyshuar më parë për të paktën tre vrasje.

Dhe të treja kanë qenë bashkëshortet e tij. Njërën nga bashkëshortet e ka vrarë duke e hedhur në gropë të gëlqeres, tjetrën e ka vrarë duke e hedhur në pus, ndërsa tjetrën e ka mbytur në lumë, duke e çuar në tre numrin e viktimave.

Ditën e sotme policia ka arrestuar djalin e viktimave, Klement Islamajn, teksa po verifikohen motivet e krimit të rëndë.

Hetimet po drejtohen nga Prokuroria, ku ende nuk dihet se çfarë akuze do të ngrihet për 40-vjeçarin Klementin Islamaj, nëse do të jetë akuza për vrasje me dashje apo aksidentale./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *