Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin “Brothers” duke goditur një tjetër rast të gjobëvënies.

 

Si rrjedhojë e operacionit kanë rënë në pranga tre vellezerit Xh.T., 23 vjeç, E.T., 32 vjeç dhe A.T., 32 vjeç, lindur në Dibër e banues në Tiranë.

 

Nga hetimet e deritanishme të policisë ka rezultuar se tre vëllezërit në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar t’i marrin në formë gjobe një shumë prej 50 mijë euro një shtetasi identiteti të cilit nuk bëhet I ditur, nëpërmjet kërcënimeve të vazhdueshme për jetën e tij dhe të familjarëve.

 

Tre vëllezërit akuzohen për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” e kryer në bashkëpunim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *