Nënkryetari LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar lidhur me deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili mohoi akuzat për për humbjet në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazh, duke u shprehur se Shqipëria ka fituar procese dhe nuk ka asnjë humbje deri më sot.

Në një postim në “Facebook”, Vasili tha se e vërteta qëndron ndryshe.

Ai shprehet se qeveria dhe biznesi kanë rënë dakord që të ndajnë paratë e shqiptarëve me njëri-tjetrin. Sipas tij, kreu i qeverisë ka qenë në dijeni nga Ministri i Drejtësisë që prej 2017, se mbi 10 milionë euro ishin humbur dhe rrezikonim humbjen e 2 miliardë eurove të tjera.

“Biznesi i qeverise me Arbitrazhet, si bashkegrabitje e parave te shqiptareve! Kryeministri jeton dhe gjallon vetem per te genjyer. Sot Kryeministri tha se: “Kemi fituar procese në Arbitrazh, por nuk kemi humbur asnjë proces deri në këto momente”- tha Edi Rama. Por e verteta qendron krejt ndryshe. Qe ne 2017 Edi Rama eshte i informuar, me shkrim nga Ministri i Drejtesise, se dhjetra milion euro ishin humbur dhe rrezikonim humbjen e 2 miliard eurove te tjera, sipas informacionit te pergatitur nga vetë Avokatura e Shtetit. Por Edi Rama nuk levizi as gishtin, nuk beri asnje veprim, nuk organizoi qofte edhe nje mbledhje te vetme, nuk firmosi asnje urdher te vetëm per ndalimin e kesaj baderdie me prishjen e kontratave te cilat shkonin te gjitha ne Arbitrazh. Eshte shume e qarte tashme se Qeverise i interesonte ky “Biznes i ri i Arbitrazhit”, qe firmat te padisnin shtetin ne arbitrazh dhe pastaj qeveri – biznes te ndanin me njeri tjetrin parate e taksave te shqiptareve.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *