Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
17 June 2026
Vizion fokus

Donald Trump kritikon kryeministren e Italisë: Më keni braktisur!

“Rama ka konflikt ndërkombëtar”, Goxhaj tregon skenarin, si rrëzohet...

Goxhaj: Pamje më unike se kjo që po ndodh...

Vetëm 10 ditë i punësuar në administratë, Muka: Rama...

Mbyllet protesta e 17-të para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin

Protestat e qytetarëve, Taulant Muka: Kancelaritë e Europës janë...

Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes SHBA-Iran do të mbahet...

Britania mund të kufizojë stërvitjet dhe operacionet në ushtri...

Gjykata e Strasburgut refuzon ankesën e Dodikut kundër dënimit...

Incident në kanalin anglez, anija luftarake ruse godet jahtin...

“I kemi dorëzuar USB-në”, Veliaj i përgjigjet SPAK: Procesi nuk mund të vijojë pa u garantuar më parë mbrojtja reale dhe jo formale

6 Dhjetor 17:21

Avokatët e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i japin përgjigje SPAK, pasi një ditë më parë institucioni i drejtësisë theksonte se ka vënë në dispozicion të qytetarit të parë të kryeqytetit të gjithë dosjen, pas pretendimeve të këtij të fundit se nuk kishte marrë materialin.

Në reagimin e sotëm avokatët e Veliajt theksojnë se nuk mund të vijojë procesi pa u garantuar më parë që i pandehuri dhe mbrojtja janë njohur në mënyrë reale dhe jo formale me materialet mbi të cilat do të zhvillohet gjykimi.

Lexo edhe :

Related Posts

Hetimi dhe shtyrjet e seancave për Erion Veliajn, SPAK: I kemi vënë në dispozicion njohjen e akteve

Reagimi i avokatëve të Veliajt:

Në përgjigje të njoftimit të SPAK datë 05.12.2025

Mbrojtësit ligjorë të z. Erion Veliaj vlerësojnë të nevojshëm sqarimin e disa elementeve proceduralë, që janë thelbësore për publikun dhe për garantimin e një procesi gjyqësor të drejtë. Kjo deklaratë synon të qartësojë rrethanat konkrete që lidhen me njohjen e akteve dhe ushtrimin efektiv të së drejtës kushtetuese për përgatitjen e mbrojtjes.

1.Mbrojtja e z. Veliaj ka theksuar në mënyrë të vazhdueshme se e drejta për t’u njohur plotësisht me aktet është kusht themelor për ushtrimin e një mbrojtjeje efektive. Procesi nuk mund të vijojë pa u garantuar më parë që i pandehuri dhe mbrojtja janë njohur në mënyrë reale dhe jo formale, me materialet mbi të cilat do të zhvillohet gjykimi, një standard i pandryshueshëm në çdo sistem të së drejtës dhe pjesë përbërëse e parimit të “due process” (neni 42 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë). Kjo kërkesë buron drejtpërdrejtë nga neni 31 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, i cili garanton çdo qytetari nën akuzë kohën dhe lehtësitë e nevojshme për përgatitjen e mbrojtjes vetë, të drejtën për t’u mbrojtur vetë ose me avokat të zgjedhur prej tij, si dhe të drejtën për të komunikuar lirshëm dhe privatisht me mbrojtësin.

2.Të gjitha kërkesat për kohë shtesë janë paraqitur vetëm për të garantuar të drejtën themelore të njohjes së plotë dhe efektive me materialet e çështjes. Çdo shtyrje është vendosur nga gjykata pas vlerësimit se kërkesat ishin të arsyetuara dhe të domosdoshme për ushtrimin e mbrojtjes. Në asnjë rast mbrojtja nuk ka synuar vonesë, por ka kërkuar vetëm respektimin e standardeve ligjore të një procesi korrekt, të cilat deri më tani nuk janë garantuar plotësisht nga gjykata.

3.Dosja përmban rreth 60.000 faqe, të cilat përfshijnë dokumente teknike, analiza financiare, transkriptime audio dhe materiale të tjera të dendura. Është fakt i njohur në literaturën shkencore se: një i rritur lexon rreth 50 faqe/orë në tekste të thjeshta; në materiale komplekse, ritmi bie në 10–20 faqe/orë. Vetëm për leximin e thjeshtë (jo për analizën juridike) të 60.000 faqeve, brenda 30 ditëve, duke punuar 8 orë në ditë, do të duheshin 20–40 avokatë me kohë të plotë, pa kryer asnjë detyrë tjetër. Një detyrë e tillë është objektivisht e pamundur në çdo sistem drejtësie dhe bie ndesh me standardin kushtetues dhe europian të proporcionalitetit dhe të “reasonable time” në përgatitjen e mbrojtjes.

4.Pavarësisht mungesës së kohës së mjaftueshme dhe mungesës së aksesit të plotë në materiale – përfshirë faktin që z. Veliaj nuk ka ende në dispozicion asnjë provë të dosjes – mbrojtja ka punuar intensivisht për të qenë plotësisht bashkëpunuese me gjykatën dhe për të mos u bërë shkak vonesash. Qindra orë pune janë dedikuar për shqyrtimin e pjesëve të vëna në dispozicion, por kjo nuk mund të konsiderohet e mjaftueshme për të garantuar standardet e kërkuara nga Kushtetuta dhe Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut për një përgatitje reale dhe efektive të mbrojtjes.

5.Prokuroria ka pranuar në deklaratën për shtyp kryerjen e veprimeve hetimore jashtë afatit formal të hetimit, rrethanë që ngre dyshime legjitime mbi përputhshmërinë e materialeve të prokurorisë me dosjen e depozituar në gjykatë. Për sigurimin e korrektësisë së procesit, është thelbësore që mbrojtja dhe z. Veliaj të kenë akses të plotë në dosjen gjyqësore, pasi mbi atë dosje do të zhvillohet shqyrtimi gjyqësor. Ky është një standard minimal i çdo procesi të drejtë dhe nuk përbën as pengesë, as kontestim, por një kërkesë bazike për transparencë dhe qartësi procedurale.

6.Marrëdhënia avokat–klient është një raport profesional i rregulluar me ligj dhe me kode etike, dhe nuk ka asnjë lidhje me detyrimin procedural të organeve të hetimit dhe ndjekjes penale për të garantuar akses të plotë të të pandehurit në provat që përdoren ndaj tij në gjykatë. Në këtë fazë gjyqësore fokusi mbetet i vetëm: krijimi i kushteve që mundësojnë përgatitjen reale dhe efektive të mbrojtjes.

Mbrojtja nxit Prokurorinë të zbatojë plotësisht standardet e pjekurisë institucionale, duke u përqendruar në detyrimet që burojnë nga Kushtetuta në sallën e gjyqit dhe jo jashtë saj në deklarata publike që nuk zëvendësojnë transparencën dhe qartësinë e procesit gjyqësor.

Ne presim nga gjykata garantimin e këtij detyrimi themelor, pasi çdo devijim nga ky standard do ta reduktonte procesin në një ushtrim formal, duke cenuar qëllimin thelbësor të tij: realizimin e drejtësisë dhe jo prodhimin e një rezultati statistik.

Mbrojtja e z. Erion Veliaj,

06/12/20025

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
pergjigja SPAK Veliaj Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

“Rama ka konflikt ndërkombëtar”, Goxhaj tregon skenarin, si rrëzohet qeveria

më shumë...

Goxhaj: Pamje më unike se kjo që po ndodh në Shqipëri nuk ka! Gjenerata Z solli ndryshimin

më shumë...

Vetëm 10 ditë i punësuar në administratë, Muka: Rama i maste punët e ministrave me pëlqime në Facebook

më shumë...

Mbyllet protesta e 17-të para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

10:45

Donald Trump kritikon kryeministren e Italisë: Më...

10:17

“Rama ka konflikt ndërkombëtar”, Goxhaj tregon skenarin,...

10:07

Goxhaj: Pamje më unike se kjo që...

9:55

Vetëm 10 ditë i punësuar në administratë,...

9:30

Mbyllet protesta e 17-të para Kryeministrisë, qytetarët...

9:25

Protestat e qytetarëve, Taulant Muka: Kancelaritë e...

8:26

Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes SHBA-Iran do...

7:52

Britania mund të kufizojë stërvitjet dhe operacionet...

7:31

Gjykata e Strasburgut refuzon ankesën e Dodikut...

7:18

Avokati i familjes Osmani: Nuk kemi asnjë...

7:00

Shpërthim me lëndë plasëse në Prizren

6:31

Incident në kanalin anglez, anija luftarake ruse...

6:14

Dita e 17-të e protestës, nis grumbulimi...

6:09

Shenjat e Horoskopit që do të kenë...

5:38

Aksident në aksin Vlorë-Panaja, plagoset drejtuesi i...

5:30

Samiti i G7 në Evian të Francës,...

5:22

Furnizonte me armë organizatat kriminale në Evropë,...

5:10

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë

5:04

Transferimi i miliona eurove të Ndranghetës, Camorrës...

4:41

Vetëvendosje shkon në 52 mandate! Diaspora, “lumë”...

Më të klikuarat

  • Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3
  • Mjekësia shqiptare në zi, ndahet nga jeta neonatologu i njoh...
  • Dy vite pa u parë, Moza nuk njeh vajzën: Sa ke ndryshuar
  • Iliri dhe Moza, kush prej tyre do e fitojë Ferma Vip 3
  • Detaje nga vrasja në Mirditë, kolegu i 45-vjeçarit zbriti ng...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.