Zbardhen detaje të reja nga aksioni i policisë në Sarandë, ku u arrestua 41-vjeçari Romeo Laze dhe u shpall në kërkim 26-vjeçari Bajram Çapoku.

 

Laze kishte në pronësi garazhin e kthyer në bazë për kultivimin e kokainës si edhe një lavazh me emrin “VIP”.

 

Në vitin 2011, ai është hetuar për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”, ndërsa ky nuk është rasti i vetëm që familja Laze ka patur telashe me drejtësinë për shkak të lëndës narkotike.

 

Vëllai i Romeo Lazes ka qenë gjithashtu i dënuar më parë për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *