E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

I grabiti portofolin dhe celularin një 18-vjeçari, arrestohet rumuni në Shkodër

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 19-vjeçar, shtetas rumun, i cili ka grabitur një portofol.

Policia njofton se i riu në bashkëpunim me një shtetas tjetër i ka marrë telefonin dhe portofolin një 18-vjeçari duke ushtruar dhunë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, mbrëmjen e djeshme, pas marrjes së njoftimit se në bulevardin “Zogu i Parë”, një shtetasi i kishin vjedhur portofolin dhe celularin, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorëve. Si rezultat i veprimeve të shpejta, u identifikua dhe u arrestua njëri nga autorët e dyshuar të rastit, shtetasi rumun Deliver Lounut, 19 vjeç, banues në Shkodër.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, në bashkëpunim me një shtetas tjetër të paidentifikuar, mbrëmjen e djeshme, në bulevardin “Zogu i Parë”, i kanë vjedhur me dhunë një shtetasi 18 vjeç, banues në Shkodër, celularin dhe portofolin ku mbante 4000 lekë”, njofton policia.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorit në këtë vjedhje./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë