E premte, 13 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

I ftohti i ditëve të fundit, shtohet numri i vizitave në spitalin e Korçës

Numër i lartë vizitash e kërkesa për ndihmë mjekësore në urgjencën e spitalit rajonal të Korçës, si pasojë e kushteve të vështira të motit këtë sezon dimri.

 

Burime zyrtare të këtij spitali, duke ju referuar të dhënave nga reparti i urgjencës, raportojnë për një numër të madh trajtimesh të qytetarëve me probleme të ndryshme shëndetësore.

 

Reklamë

Kështu, nga fillimi i muajit janar të këtij viti janë regjistruar 791 raste të cilave u është dhënë ndihma e parë në urgjencë. Autoambulancat kanë shërbyer në 227 misione, ndërsa dy misione janë kryer me helikopter.

 

Spitali rajonal Korçë konfirmon se të gjitha këtyre rasteve u është afruar ndihma e shpejtë profesionale dhe përkushtimi i mjekëve e stafit të repartit të urgjencës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë