E diel, 15 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

I fiku aparatin e frymëmarrjes pacientit me COVID, prangoset shqiptari në Greqi

Pas gati dy javësh nga ngjarja, policia greke ka arrestuar një 60-vjeçar shqiptar, që është nën akuzë se i ka hequr prizën e aparatit të frymëmarrjes një pacienti me COVID sepse shqetësohej nga zhurma.

 

Për pasojë, 76-vjeçari i infektuar ndërroi jetë. Shqiptari me inicialet S. M., shkruajnë mediat greke, ishte në të njëjtën dhomë me të moshuarin tjetër. Në deklaratën që ka dhënë para policisë, ai ka mohuar që të ketë lidhje me ngjarjen.

 

Reklamë

Ai ka deklaruar se ka qenë në gjumë në momentin që i moshuari grek ka ndërruar jetë. Por deklaratat e tij bien ndesh me gjurmët e gishtërinjve të tij që janë gjetur në aparatin e frymëmarrjes.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë