E premte, 13 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

I fiksuar pas kasetofonëve, kapet hajduti-mjeshtër i Elbasanit

Policia e Elbasanit ka arrestuar në flagrancë një 31 vjeçar që po tentonte të vidhte një automjet.

 

36 vjeçari i arrestuar është me inicialet O.B. nga Elbasani, banues në lagjen “Shënkoll”.

 

Reklamë

Arrestimi i tij u bë ditën e hënë teksa u kap nga policia duke tentuar të vidhte automjetin në pronësi të shtetasit R.K.

 

Sipas policisë, 36 vjeçari dyshohet se është edhe autor i katër vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë në Qytetin e Elbasanit dhe konkretisht:

 

Më datë 09.10.2018 gjatë natës, në lagjen“5 Maji”, Elbasan, dyshohet se ka vjedhur kasetofonin e mjetit “Benz” në pronësi të shtetasit A.T.,

Më datë 09.10.2018 gjatë natës, në lagjen“28 Nëntori ”, Elbasan, dyshohet se ka vjedhur kasetofonin e mjetit “Benz” në pronësi të shtetasit Gj.K..

Më datë 09.10.2018 gjatë natës, në lagjen “Partizani ”, Elbasan dyshohet se ka vjedhur kasetofonin e mjetit “Benz” në pronësi të shtetasit L.D.,

Më datë 09.10.2018 gjatë natës, në lagjen“Aqif Pasha ”, Elbasan dyshohet se ka vjedhur kasetofonin e mjetit “Benz” në pronësi të shtetases I.M.,

Vazhdo të lexosh

Reklamë