Subscribe

Aktori i famshëm Gent Kame ka luajtur në filma të ndryshëm shqiptarë dhe të huaj. I ftuar në “Quo Vadis” në Vizon Plus, të moderuar nga Pranvera Borakaj, aktori, tashmë pjesë e “Familja Kuqezi”, zbuloi se si luajtja e një roli në një serial të madh francez e la dy vite pa punë.

Genti Kame: Ishte një serial që po ecte jashtëzakonisht mirë dhe shkoi deri në 8 sezone. U bë seriali më i shitur francez, për gati 6-7 vjet ka thyer rekordin. Në gati 79 vende është shitur. Shumë i ndjekur dhe ishin momente që ne fillonin na kapnin njerëzit rrugës. Bënin foto, agjencisë i vinin kërkesa në zyrë nga Meksika, Amerika, duam një foto të…se në atë periudhë para 15 vitesh ishin ende fotot me autografin prapa. Thashë unë mirë, tani do fillojnë të ndryshojnë pak gjërat sepse edhe pagesa rritet. Dy vjet pas kësaj unë nuk kam pasur punë.

Pranvera Borakaj: Po si ka mundësi?

Genti Kame: Dy vjet pa punë.

Pranvera Borakaj: Gjyshet tona do thoshin të kanë marrë mësysh (qesh).

Genti Kame: Jo problemi ishte sepse un pyeta agjenten time, si është problemi, kam dy vjet që jam pa punë.

Pranvera Borakaj: Dhe çfarë kishte ndodhur?

Genti Kame: Tha “Gent mos u mërzit, nuk kam dashur të ta them, por duhet të ta them, duhet ta dish si funksionon showbizzi. Je shumë i njohur, pra njerëzit të identifikojnë me personazhin. Është e pamundur të të fusim në produksione të tjera./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *