Në pritje të vendimit të drejtësiësë, motra e Egli Progës qëndroi në derën e Gjykatës së Korçës për të parë mbërritjen e Denis Meçit, autorit të dyshuar të dhunës ndaj vëllait të saj, që vdiq në rrugë, vetëm pak metra larg lokalit të tij në Pogradec.
Teksa ai zbriti nga furgoni i policisë për tu futur në gjykatë Jona Proga, shpërtheu në akuza.
Lexo edhe :
Related Posts
‘Dua të shoh vrasësin e vëllait tim… ja kafsha’, bërtiti ajo.
Senca zgjati përreth dy orë dhe fund gjykata vendosi të lërë në burg Denis Mecin nën akuzën e vrasjes nga pakujdesia, ndërsa Voltan Shulku, Arian Manellari, dhe Leonidha Guçe, të arrestuar për moskallëzim krimi, u lanë të lirë, me ‘detyrim parqaitje’.
Por familjaret e viktimës nuk ishin dakord me masat e dhëna duke kërkuar hetim edhe më të detajuar të ngjarjes.
“Po flisni për padrejtësinë që filloi në Policinë e Shtetit padrejtësi! Çdo regjistrim që kanë bërë ata, që çdo akt që kanë sjellë ata ka shoqëruar dhe Gjykatën në padrejtësi. Janë lënë të lirë të gjithë vrasësit. Po flasim për një padrejtësi yë menjëhershme në kohë së bashku dhe bë bashkëpunim. Po flasim për banda të bëra bashkë. Kam parë skedën e vdekjes dhe është me shënim, është vrasje. Po flasim për vrasje, çfarë janë këta të tjerët që lihen mne detyrim paraqitje. Po vazhdon të vritet Egli me çdo mosveprim që është duke u kryer. kjo ështeë vrasje për herë të tretë!
Po flasim për një vrasje me dashje, në bashkëpunim në masë të një njeriu të pafajshëm dhe janë lëshuar një tufë huliganësh.
Duke njohur kontigjentët nuk isha në dijeni, por kur guxon ta vrasësh me gruashta një njeri do të thotë që çdo gjë tjetër është… Është bërë më ekstremi, është bvërë fundi, është bërë më e madhja”, tha e motra.
“Gjithçka pritet nga ata kriminelë. Në qytetin e Pogradecit këta njihen shumë mirë, për gjobëvënie, jam pa fjalë, nuk di çfarë të them! Dua që drejtësia të vihet në këtë vend. Mediat të bëjnë të pamundurën të zbardhin të vërtetën! Ata janë të gjithë kriminelë”, u shpreh një i afërm.
Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e 11 gushtit. Fillimisht ajo u raportua si aksidentale, por më pas rezultoi të ishte vrasje.
42-vjeçari Egli Proga, pasi është dhunuar është lënë në rrugë pa ndjenja. Autori i dyshuar Denis Meçe u largua nga vendi i ngjarjes por u arrestua një ditë më pas së bashku dhe me 3 persona të tjerë. Ndërsa shkaqet e krimit mbeten ende të paqarta. /vizionplus.tv









