Apeli i Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë ka rrëzuar kërkesën e avokatit të Denis Meçe, për ndryshimin e masës së sigurisë.
Në këtë seancë nuk ka qenë i pranishëm avokati Eduart Muci, i cili ka qenë i pranishëm në masën e dhënies së sigurisë në gjykatën e rrethit të Korçës por nje avokat i caktuar nga Apeli i Juridiksionit të Përgjithshëm të Tiranës.
Lexo edhe :
Related Posts
Policia e Korçës e ka akuzuar Denis Meçen për veprën penale të vrasjes së Egli Progës, ndërkohë që prokurorja e ka çuar për dhënien e masës së sigurisë në gjykatën e Korçës për veprën penale “vrasje nga pakujdesia”.
Kanë qenë familjarët ata që i kanë kërkuar organit të akuzës largimin nga shqyrtimi i kësaj çështje të prokurores Vasjana Postol dhe kalimin e dosjes tek një prokuror tjetër, kërkesë e cila është pranuar nga prokuroria e Korçës.
Ndërkohë që e njëjta gjykatë nuk ka ndryshuar masën e sigurisë për Arian Manellarin, Leonidha Guce dhe Voltan Shkullakun, të cilët do të vijojnë të jenë me masën e sigurisë detyrim paraqitjeje deri në përfundim të hetimit për çështjen e vrasjes së Egli Progës.
Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e 11 gushtit. Fillimisht ajo u raportua si aksidentale, por më pas rezultoi të ishte vrasje.
42-vjeçari Egli Proga, pasi është dhunuar është lënë në rrugë pa ndjenja. Autori i dyshuar Denis Meçe u largua nga vendi i ngjarjes por u arrestua një ditë më pas së bashku dhe me 3 persona të tjerë. /vizionplus.tv










