Policia e Kavajës ka vënë në pranga dy persona në Kavajë të akuzuar për dhunë në familje. Të dy të arrestuarit kanë lidhje familjare me njëri-tjetrin.

Në pranga ka rënë P.D 64-vjeç i cili akuzohet për plagosje me thikë të dhëndrit të tij L.D 46-vjeç.

64-vjeçari në debat e sipër me dhëndrin pasi ky i fundit ushtronte dhunë psikologjike dhe fizike ndaj vajzës e ka goditur me thikë.

Ndërsa L.D pas marrjes së ndihmës mjekësore në spital është vënë në pranga me akuzën për moskallëzim krimi si dhe për dhunë në familje.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë, në përfundim të veprimeve të kryera për ngjarjen e ndodhur pasditen e djeshme, arrestuan në flagrancë shtetasit:

P.D., 64 vjeç, banues në Kavajë, pasi dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë), bashkëshortin e vajzës së tij, shtetasin L. D., i cili është jashtë rrezikut për jetën;

L.D., 46 vjeç, banues në Kavajë, pasi dyshohet se ka ushtruar vazhdimisht dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Gjithashtu, gjatë kryerjes së veprimeve procedurale nga Policia, pasditen e djeshme, nuk ka kallëzuar për rrethanat dhe autorin e plagosjes.

Materialet procedurale i kaluan Porkurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, “Dhuna në familje” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *