E shtunë, 14 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

I dënuari në Itali për prostitucion, kapet 46 vjeçari në Fier

Një 46 vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është vënë në prangat e policisë, pasi ishte dënuar me 15 vite e 5 muaj burg nga drejtësia italiane.

 

Operacioni u zhvillua gjatë natës, në fshatin Radostinë Vadhizë në Fier, ku falë një pune të mirëorganizuar hetimore dhe informacioneve të marra në rrugë operative.

 

Renard (Krenar) Dashi, 46 vjeç, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Autoritetet Gjyqësore të Milanos Itali e kanë dënuar me 15 vjet e 5 muaj burg për veprat penale të “Skllavërisë dhe shfrytëzimit të prostitucionit”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë