I dënuar në mungesë për dy vepra penale, arrestohet 28-vjeçari në Tiranë

Një 28-vjeçar i shpallur në kërkim, është arrestuar nga policia këtë të diel, në rrugën “Ali Demi”.
I riu është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 1 vit e 6 muaj burgim për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Po nga kjo Gjykatë, në ngarkim të 28-vjeçarit është vendosur masa e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, bazuar në informacionet e marrë falë inteligjencës policore për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor “Two” si rezultat i të cilit në rrugën “Ali Demi” u kap dhe u vu në pranga shtetasi M. Zh., 28 vjeç, banues në Tiranë.
Gjykata e Tiranës e ka dënuar 28-vjeçarin me 1 vit e 6 muaj burgim për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Po nga kjo Gjykatë është vendosur masa e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, në ngarkim të 28-vjeçarit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv




