E premte, 16 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

I dënuar më parë për vrasje, arrestohet 44-vjeçari në Tepelenë, i gjenden armë në banesë

Tepelenë – Një 44-vjeçar, i dënuar më parë për vrasje, është arrestuar në kuadër të operacionit policor të koduar “Historiku”, pasi dyshohet se mbante pa leje dy armë dhe një sasi lënde narkotike të dyshuar kokainë.

Në pranga ka rënë shtetasi me inicialet S. L., banues në Tiranë, i cili u kap në flagrancë gjatë kontrolleve të ushtruara nga Policia.

Reklamë

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kontrollit në një banesë tjetër të 44-vjeçarit, në fshatin Majkosh të Tepelenës, u gjetën një pistoletë me municion, një armë sportive dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Operacioni u zhvillua nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Sektorin Operacional dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në kuadër të kontrolleve për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe mbikëqyrjen e personave me precedentë penalë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.