Policia e Lushnjës ka vënë në pranga një 30-vjeçar, i cili u kap duke lëvizur me armë me vete.

 

Në një njoftim për media, policia bën me dije se i riu Marteos Pasho ka qenë duke udhëtuar me një makinë Benz, ku gjatë kontrollit, në çantën e tij u gjetën një pistoletë, një thikë dhe minicione luftarake.

 

Ai ka qenë i dënuar edhe më parë për vrasje, ndërsa arrestimi i tij u bë i mundur pas informacioneve të marra përmes inteligjencës informative.

 

Lushnjë/Kontrolle intensive, bazuar në inteligjencën informative, për kapjen e shtetasve që qarkullojnë me armë zjarri apo me sende të kundërligjshme. 

 

Si rezultat i kontrolleve gjenden dhe sekuestrohen 1 pistoletë, 1 thikë dhe municion luftarak.   

 

Vihet në pranga 30-vjeçari me precedent të mëparshëm penal për vrasje.

 

30-vjeçari u kap në flagrancë gjatë kontrolleve të Policisë, i cili qarkullonte me sende të kundërligjshme, në automjet.

 

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, kanë ndaluar për kontroll automjetin tip “Benz” në të cilin udhëtonte shtetasi M. P. Gjatë kontrollit në çantën e krahut të këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 pistoletë, 1 krehër me 7 fishekë dhe 1 thikë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

 

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin M. P., 30 vjeç, banues në Patos, i dënuar më parë për vrasje në rrethana të tjera cilësuese.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *