E enjte, 8 Tetor 2026 Zilia deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

I dënuar me mbi 4 vite burg për nxitje të terrorizmit, deportohet nga Spanja Kreshnik Haxhiaj

Kreshnik Haxhiaj, i dënuar me 4 vjet e gjysmë burg për veprimtari kriminale në fushën e terrorizmit është deportuar nga Spanja.

“Si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale me Departamentin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare të DPPSH-së dhe me Policinë e Spanjës, Drejtoria e Antiterrorit finalizoi operacionin “Deportimi”, gjatë të cilit u deportua nga Spanja, shtetasi Kreshnik Haxhiaj, 39 vjeç”, njofton Policia e Shtetit.

Reklamë

39-vjeçari i kapur në Spanjë, ishte në kërkim ndërkombëtar, sepse në vitin 2024, Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar me 4 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”.

Materialet procedurale iu referuan SPAK-ut, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë