Një 48 vjeçar, i cili ka qenë i dënuar me burgim të përjetshëm për pjesëmarrje në organizate kriminale trafiku droge dhe armëmbajtje pa leje është arratisur nga burgu i Domokos, Greqi.

 

I burgosuri ka shfrytëzuar lejen e rregullt që kishte siguruar dhe duhej të kthehej të enjten më 6 tetor në burg.

 

Megjithatë, ai është kujdesur që të mos përmbushë detyrimin e tij, për çka është vënë në dijeni AT Domokou dhe tashmë është klasifikuar si i arratisur, duke u shpallur person në kërkim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *