E premte, 16 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 14 minuta më parë
Kronikë

I dënuar me 10 vjet burg për drogë dhe pro*titucion, arrestohet 27 vjeçari në Durrës

Një 27 vjeçar nga Kruja është arrestuar nga policia e Durrësit këtë të shtunë.

I riu ishte i shpallur në kërkim për veprat penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, “Shfrytëzim i prostitucionit”, “Nxitje për përdorim të drogës” dhe “Drejtim automjeti në mënyrë të parregullt”, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur dhe 5 vjet e 4 muaj burg.

Reklamë

Njoftimi i plotë:

Komisariati i Policisë Durrës, në bashkëpunim me forcën e Posaçme “Shqiponjat”, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar në inteligjencën policore mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Kryqëzimi”.

Reklamë

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur te Kryqëzimi i Fllakës Durrës, shtetasin A. B., 27 vjeç, banues në Krujë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar pasi Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin e datës 26.09.2024, e ka dënuar me 10 vite burg për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, “Shfrytëzim i prostitucionit”, “Nxitje për përdorim të drogës” dhe “Drejtim automjeti në mënyrë të parregullt”, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur dhe 5 vjet e 4 muaj burg.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë