E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

I dehuri përplas dy policët në Durrës

Një shofer I dehur ka lënduar dy efektive policie në Durrës.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 02:00 mengjesin e kësaj të shtune, në vendin e quajtur “Ura e Dajlanit”.

Automjeti i Patrullës së Përgjithshme që ishte duke patrulluar në zonë  është goditur nga mbrapa nga një mjet tip “Volksëagen”  me drejtues shtetasin E.J., 22 vjeç, i cili drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit në masën 0.44 mg/l.

Si pasojë e goditjes  janë lënduar lehtë pa asnjë problem për jetën dy punonjës policie.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë