Vendi
I dehur në timon përplaset me efektivin e policisë, arrestohet 34-vjeçari në Lazarat

Sektori i Policisë Rrugore ka arrestuar në flagrancë shtetasin R. M., 34 vjeç, banues në Lazarat, pasi ka shkaktuar një aksident në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavijë”. R. M. drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe është përplasur me automjetin që drejtonte shtetasi M. K., një punonjës policie 64 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili ishte jashtë shërbimit.
Si pasojë e aksidentit, ka pasur vetëm dëme materiale. Policia Rrugore ka kryer veprime administrative për shtetasin M. K. dhe ka kaluar materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm të Gjirokastrës për veprime të mëtejshme.
Reklamë
/vizionplus.tv
Vazhdo të lexosh
Reklamë




