Një efektiv i FNSH Fier është përfshirë në një ngjarje të rëndë. Ai ishte i dehur në timon e për pasojë humbi drejtimin e mjetit dhe u fut në oborrin e një shtëpie në lagjen “Sheq i Madh”.

 

Pas aksidentit, efektivi P. Sh., 41 vjeç u konfliktua me familjarin S. M., 70 vjeç. Sipas njoftimit të policisë, pas debatit, polici ka nxjerrë armën dhe ka plagosur në gishtin e dorës familjarin.

 

Ky i fundit ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa efektivi është shoqëruar në polici për t’u marrë në pyetje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *