Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i PS, ju ka dërguar një emsazh të gjithë akndidatëve socialistë, duke i kërkuar që të mos hapin zyra elektorale përtej zonës që atyre i takon.
Në mesazhin e tij numri një i PS thekson se deputeti është i lirë të bëjë takime ku të dojë, por jo duke përdorur strukturën, pasi kjo e fundit është në funksion të qëllimit të përbashkët dhe jo për t’u bërë tabelë qitje e çdo deputeti.
Mesazhi i Ramës:
Asnjë deputet s’duhet të hapë zyra te veta jashtë zonës së caktuar nga drejtuesi politik. Deputeti është i lirë të bëjë takime ku të dojë, por në asnjë mënyrë nuk duhet të përdorë për takimet e tij strukturën. Struktura është në funksion të qëllimit të përbashkët, jo për t’u bërë tabelë qitje e çdo deputeti. Deputetët në listë të mbyllur nuk duhet kategorikisht të kërkojnë vota për asnjë deputet në listën e hapur, po vetëm për numrin 5. Të gjithëve duhet t‘u thonë tek vota preferenciale jeni të lirë! Po ashtu deputetët në listën e hapur nuk është mirë t’u kërkojnë kolegëve në listën e mbyllur vota në zonën përkatëse, pasi e para i vënë në pozitë të vështirë, e dyta i shtyjnë drejt prishjes së barazisë së garës dhe e treta i bëjnë të çorodisin strukturën.





