E diel, 15 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

I akuzuari për terrorizëm kërcënon gjykatësin e prokurorin: Do më jepni llogari

Ish komando Erzen Uka i arrestuar për nxitje terrorizmi doli këtë të martë para Gjykatës së Krimeve të Rënda për t’u njohur me masën e sigurisë.

 

Prokuri Eugen Beci kërkoi arrest me burg, ndërsa Uka nuk ka pranuar të ngrihet në këmbë para trupit gjykues, duke thënë se respekton vetëm Allahun.

 

Reklamë

Ai kërcënoi gjyqtarin Bib Ndreca dhe prokurorin Beci duke u thënë: “Sa të dal do të jepni llogari e nuk do kaloni kollaj.”

 

Uka akuzohet për 3 vepra penale, stërvitja për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste: nxitje; thirrje publike dhe propaganda për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste si dhe prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit.

 

Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura ndërsa u vendos masa e arrestit me burg.

Vazhdo të lexosh

Reklamë