E shtunë, 14 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

I akuzuar për pastrim parash dhe korrupsion, dënohet ish-presidenti i Sudanit

Ish-Presidenti i Sudanit Omar al-Bashir është dënuar me me dy vjet në një institucion rehabilitimi, për pastrim parash dhe korrupsion.

 

Ky është vendimi i parë në një seri procedurash ligjore kundër al-Bashirit, i cili gjithashtu kërkohet nga Gjykata Penale Ndërkombëtare nën akuza për krime lufte dhe gjenocidit lidhur me konfliktin në Darfur në vitet 2000.

 

Reklamë

Vendimi erdhi një vit pasi protestuesit sudanez filluan fillimisht revoltën e tyre kundër sundimit autoritar të al-Bashirit. Gjatë tre dekadave të tij në pushtet, Sudani hyri në listën e Shteteve të Bashkuara si sponsorizues i terrorizmit, dhe ekonomia e vendit ka vuajtur nga vite keqmenaxhimi dhe sanksionet amerikane.

 

Al-Bashir ka qenë në paraburgim që prej muajit prill, kur ushtria e Sudanit ndërhyri dhe e largoi atë nga pushteti pas disa muajsh protestash mbarëkombëtare.

Vazhdo të lexosh

Reklamë