I akuzuar për krime ndaj të miturve, arrestohet pas 10 vitesh 38-vjeçari shqiptar

Një 38-vjeçcar shqiptar është arrestuar nga policia e Komos në Itali.
Mediat fqinje raportojnë se 38-vjeçari shqiptar i cili punonte dhe jetonte në Gjermani dhe ishte me leje të rregullt qendrimi, u arrestua nga oficerët e policisë në Komo pas një raporti nga qendra e operacioneve.
Sipas raportimit të mediave alarmi u dha nëpërmjet portalit “web lodgers”, platformës që u lejon forcave të ligjit të monitorojë të dhënat e identifikimit të klientëve të hoteleve, hosteleve dhe kampingjeve në kohë reale.
Ndaj 38-vjeçari shqiptar fihuronte një masë kufizuese e lëshuar në vitin 2015 nga Gjykata e të Miturve e Triestes.
Oficerët e patrullës shkuan menjëherë në hotelin e raportuar, ku arritën në dhomën e shqiptarit. Pasi u identifikua dhe u vu në pranga, 38-vjeçari u shoqërua në Drejtorinë e Policisë për përgatitjen e dokumenteve dhe njoftimin e marrjes në pyetje, dhe më pas u transferua në Burgun e Komos, informon media italiane.
Policia nuk dha detaje të hollësishme mbi ngjarjen dhe veprën penale të shqiptarit.




