E diel, 15 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

I akuzuar për korrupsion, gjykata lë në burg kryeprokurorin e Kukësit

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit ka lënë në burg, prokurorin e Kukësit, Edmond Karriqi, i cili u arrestua pasi akuzohet si i përfshirë në korrupsion.

 

Prokurori Kariqi dhe Isuf Gega u arrestuan më 30 qershor në Kavajë. Bashkë me të, perfunduan në pranga edhe tre persona të tjerë, midis të cilëve edhe shoferi, Isuf Gega, i cili dyshohet se luante rolin e sekserit.

 

Kariqi ka qenë në përgjim dhe vëzhgim dhe është filmuar duke marrë paratë në tavolinë nga vëllai i personi që kishte nën hetim për mbajtje droge. Shuma e parave që dyshohet rreth 2 mijë euro është marrë në Kavajë. Prokurorët e SPAK kanë dyshime se ka marrë dhe para të tjera nga ky person.

Më shumë video

Reklamë