Kronikë
I akuzuar për grabitje, plagosje dhe armë pa leje/ Arresohet 40-vjeçari

40-vjeçari A. J. u arrestua mëngjesin e kësaj të mërkure nga Policia e Lezhës. Ai ishte i shpallur në kërkim kombëtar sepse ndaj tij rëndojnë një sërë akuzash.
Reklamë
Gjykata e Shkallës Parë Kurbin i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim e mbetur në tentativë”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”.
Po ashtu, ndaj tij ishte caktuar masa “Arrest me burg” edhe nga Gjykata e Romës sepse akuzohet për “Grabitje me armë”, “Plagosje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




