Një qytetar shqiptar është dëbuar nga Italia, pasi është arrestuar nga policia, pasi ndaj tij rëndojnë disa akuza për vjedhje banesash.
Burri, i cili ka një histori të gjatë me precedentë penalë, u identifikua si i pranishëm në mënyrë të paligjshme në Itali dhe u shoqërua me forcë deri në kufi për të garantuar sigurinë publike.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit italian, Zyra e Emigracionit në Komisariatin e Astit kishte gjurmuar shtetasin shqiptar, i cili kishte qenë më herët në zotërim të një lejeje qëndrimi, tashmë të revokuar.
Ai ishte dënuar më parë me disa vite burg për kryerjen e rreth 65 vjedhjeve në apartamente të shpërndara në të gjithë krahinën e Piemontes, si dhe për përfshirje në trafik të mallrave të vjedhura.
Pasi iu revokua leja e qëndrimit, autoritetet vendosën dëbimin e tij të menjëhershëm. Në këtë kuadër, Zyra e Emigracionit organizoi një operacion të posaçëm për survejimin dhe transferimin e tij në kushte të sigurta drejt portit të Ankonës, prej nga u largua për në vendin e origjinës.
Policia italiane thekson se operacione të tilla janë thelbësore për të garantuar rendin dhe sigurinë, si dhe për t’iu përgjigjur kërkesës në rritje të qytetarëve për më shumë ligjshmëri.






Futja tja fusim te konsedirosh Donald Trump me Sali Berishen po thuaj ky I fundit qysh nga viti 1991 aty ka qen dhe ne e dim se kush esht
dhe çfar I ka ber popullit Shqipetar
per mendimin tim ky LaCivita do informuaur pak me shum
Sali Berisha esht trathetar dhe Donald Trump esht patriot American.