E diel, 15 Nëntor 2026 Diagnozë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

I 11-ti në listën e Tiranës/ Toni Gogu: PS, një forcë e guximshme që krijon hapësira për rishtarë

Në listat e partive  kryesore tërheqin vëmendjen ata kandidatë që për herë të parë i futen gares për në Kuvend.

Një kandidat për herë të parë për në Kuvend është Toni Gogu, aktualisht prefekt i qarkut të Tiranës, në garë për Partinë Socialiste.

I ftuar këtë të mërkurë në studion e lajmeve në “Vizion Plus”, Gogu deklaroi se Shqipëria është një kantier i madh jo vetëm ndërtimi, por edhe reformash, falë qeverisjes së socialistëve.

“Unë jam numër 11, lista është e hapur. I dedikohet PS për shkak sepse është një bashkësi e mrekullueshme që gjen guximin për të hapur vendin e vetë edhe për rishtarë si unë; i dedikohet socialistëve të vjetër dhe banorëve të Vaqarrit, Prezës, Ndroqit, kreut të PS dhe drejtuesit të qarkut Tiranë. Si mund t’i quajmë show 1 mijë banesat e rindërtuara, 1600 shtretërit që iu shtuan spitaleve COVID, ngritjen e shkollave. Ideja është që nuk do as sy as mend që Shqipëria është një kantier i madh jo vetëm rindërtimi, por reformash në të gjitha sektorët.”

Reklamë

Për Gogun, Shqipëria duhet të ndahet njëherë e mirë nga emigracioni dhe të vazhdojnë rrugën drejt integrimit të saj në BE.

“Duhet të ndahemi nga e kaluara e emigracionit, e kaluara e padrejtësisë, duam të shkojmë drejt Shqipërisë evropiane; ekipi i PS është gjëja më e rëndësishme për ne që t’ia dalim mbanë në këto zgjedhje.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë